KreuCelebrity

Dy vite më parë Meghan Markle ka patur këto vese njësoj si ne…Oopss ajo fliska fjalë të pista!

Jemi shumë pranë Vitin të Ri, e të gjithë ne në këtë periudhë të vitit bëjmë një bilans të asaj çfarë na solli e na mori viti që po lemë  pas, e çfarë do të donim të arrinim, qëllimet, synimet, dëshirat që kemi për vitin që po vjen. Dy vite më parë, kur Meghan Markle me siguri ende nuk e dinte me siguri që do të bëhej Dukeshë, ajo ka shkruar në llogarinë e saj në tëitter (që sot sigurisht nuk e përdor më), qëllimet që i kishte vënë vetes.

“Vrapo në një maratonë, ndaloni së ngrëni thonjtë. Ndalo së përdoruri fjalë të pista. Rimëso frengjishten. Këto janë pjesë e listës së qëllimeve të mia pothuajse çdo vit. Maratona ende nuk ka ndodhur. Fjalët e pista vijnë në momentet kur je e lodhur, kur ke punuar shumë, apo pasi të ikën turpi pasi ke kthyer disa gota”, ka qenë statusi i shkruar nga asokohe aktorja.

Ja pra, kaq, Meghan është një si ne, me veset njësoj si ne dhe tani le të ndihemi më mirë!