Bella Hadid dhe The Weeknd duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit ndërsa shfaqen duke u puthur në rrugët e New York dhe mesa duket modelja dhe këngëtari janë gati të hedhin njē hap më të rëndësishëm: martesën.
Sipas News Weekly në horizont po shfaqet një propozim për martesë për çiftin e ri. Ata janë të dashuruar kokë e këmbë me njëri tjetrin sipas një burimi të brendshëm që tha se këngëtari 28 vjeçar emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye – do i bëjë pyetjen e rëndësishme së shpejti modeles 22 vjeçare.
Ata filluan të frekuentoheshin në 2015-ën dhe u ndanë një vit më vonë. Në Janar të 2017-ës The Weekend u pa duke u puthur me Selena Gomez dhe ata shkuan bashkë në një udhëtim romantik nëpër Europē. Ata u ndanë në Tetor të 2017-ës, pas 10 muajsh lidhjeje.
Në prill të këtij viti ai u kthye përsëri me Bella Hadid dhe jetojnë sëbashku në New York.