Duket se ende nuk është ‘shuar’ tymnaja që la pas statusi i Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në kuadër të lëvizjes kombëtare për lexim.
“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt dhe ai s’ka libra mos shko në shtrat me të. Mos lejo atë të të eksplorojë ty, përpara se ai të eksplorojë universet sekrete të librit”: është ky statusi i shkruar nga Kumbaro pak ditë më parë në Twitter.
Mëngjesin e sotëm, Ministrja ishte e ftuar në programin “Wake Up” në Top Channel ku ndër të tjera, u cek edhe statusi i saj.
Moderatorja Oriela Nebiaj e quajti si të guximshëm atë ç’ka ka shkruar Kumbaro,e cila i sugjeron të rinjve të mos kryejnë marrëdhënie me dikë që nuk ka libra në shtëpi, por nga ana tjetër politikania nuk e sheh aspak kështu.
“Unë kam marrë citimin e shkrimtarit të njohur John Waters. Është copy-paste. Virale bëhen dëshirat negative, jo mesazhet positive”, është shprehur Ministrja në studio. Por Oriela këmbënguli duke I thënë se fjalën “don’t f*ck them” e kuptojmë të gjithë.
“’Don’t f*ck them’ zonja Kumbaro, jemi të gjithë të rritur”; tha Nebiaj e cila me siguri nuk e priste më pas replikën e Kumbaros
“Po më habisni pak me cektësinë e interpretimit tuaj. Waters shpreh një mesazh, se një njëri i rrethuar me libra të bën më të mirë. Nëse lexon më shumë ju bën gazetare më të mirë, një shoqe më të mirë. Ky është edhe mesazhi që ju duhet të jepni në media”, tha Ministrja Kumbaro.






“Ezel” divorcohet nga bashkëshortja?


Angelina Jolie kthehet përsëri bjonde!







E hëna e ëmbël e Amit dhe Joelit!




