Pak ditë më parë në portalet shqiptare qarkulloi lajmi se reperja shqiptare Baby G u shtrua në spitalin psikiatrik për shkak të abuzimit me lëndë narkotike. Këngëtarja ka reaguar duke mohuar gjithçka që është thënë këto ditë, por duket se kundër fjalës së saj ka dalë pikërisht mjeku që mendohet ta ketë ndjekur rastin e saj.
Prive.al ka siguruar raportin mjekësor të lëshuar më datë 18 nëntor 2018, ku shkruhet se e reja është paraqitur pranë ambienteve të spitalit në gjendje të rënduar si pasojë e abuzimit me substanca narkotike. Gjithashtu shkruhet se ajo ka shfaqur gjendje frike duke refuzuar t’i përgjigjej pyetjeve të mjekëve, si dhe duke refuzuar të marrë mjekimin.
Baby G, emri i së cilës është Gordana Kingji është një këngëtare e re nga Kosova. Prej vitesh ajo ka jetuar me prindërit e saj në Londër por me fillimin e karrierës së saj asaj i është dashur të udhëtojë shpesh drejt Shqipërisë. Këngët e saj më të njohura janë “I win”, “Eja”, “Mos u nal”.