KreuCelebrity

Pa ju dridhur qerpiku, Fjolla Morina ja thotë troç kolegeve, çfarë mendon për to!

E ftuar në “Shiko kush luan” mbrëmjen e së shtunës, Fjolla Morina duhej të bënte lojën me pistoletë. Para saj ndodheshin fotografitë e disa prej kolegeve dhe pasi i bëhej një pyetje nga moderatorja Luana Vjollca, Fjollës i duhej të qëllonte fotografinë e koleges që ajo mendonte se lidhej me pyetjen! Por gjatë kësaj loje ne mësuam se çfarë mendon këngëtarja për disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare.

Për Adelina Ismajlin, Fjolla mendon se ka më shumë operacione plastike se kushdo tjetër.

Samantën do ta sfidonte me dëshirë më muzikë dhe do t’i bënte një ‘diss’.

Nora Istrefi sipas Fjollës kopjon. Se çfarë nuk e dimë, ama ajo e akuzoi publikisht për kopjim!

Me Tunën nuk do të bënte asnjëherë bashkëpunim dhe se sipas saj Tuna ka ngatërruar gjithë showbiz-in me thashethemet që bën!

Këto deklarata të këngëtares nga Kosova duken të guximshme, ndaj replikat nga emrat  e mësipërm nuk përjashtohen!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF