KreuCelebrity

Sonila Meço i rikthehet medias, emision të përjavshëm në Ora News!

Thashethemet se Sonila Meço nuk e kishte gjetur “gjuhën e përbashkët” me drejtuesin e Ora News, Ylli Ndroqi mbaruan! Zyrtarisht, Sonila Meço rikthehet në mendia me një emision të perjavshëm në këtë ekran! Është vetë gazetarja Meço që e ka bërë publike këtë lajm, përmes një statusi të gjatë ne rrjetin social facebook, ku shpjegon aryset që e mbajtën larg dhe ato që e rikthejnë atë në ekran.

“Erdhi çasti për të marrë një vendim të ri: Rikthimi.

Në OraNews, një hapësirë e gjerë informative, ku të ofrohet liria për të patur këndin tënd, për të rifilluar ku e ke lënë, për të bërë punën që do e di më mirë, ku gazetarë, opinionistë e profesionistë të medias kanë krijuar një shtëpi mediatike të hapur, ku dëgjohen të gjithë zërat, ku arrin shumë ngjarje me syrin e pa anë të kameras e teknologjisë, ku përplasen ide dhe bëhen përpjekje serioze për të kërkuar të vërtetat.

Unë nuk kthehem dot pas në kohë e të ndryshoj mendësinë e atyre, që sulmuan një media, por mund të rinis nga ku jam për të ndërtuar një hapësirë më shumë nga ku mund të dëgjohet edhe zëri yt, të mbrohet ideja jote”, tregon Sonila duke dhënë mandej më shumë informacion rreth projektit që e ka bindur, që pas tre vitesh larg medias të vazhdojë aty ku e ka lënë!

“Me programin tim javor dhe prezencën në panelet e aktualitetit i rikthehem medias, në kohë të vështira për idetë, por vendin e duhur për t’i ndarë. ..

Rrotullohemi e përpiqemi në këtë botë për pak më shumë nga gjithçka, por thelbi mbetet po ai, një rendje e dhimbshme për një takim të pastër me të vërtetën. Misioni i panegociueshëm edhe i gazetarisë. Dëshira ime e madhe”! , pohon Sonila Meço!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF