KreuCelebrity

Meghan Markle cilësohet si personi i tretë më infulencues i modës 2018 pas Kylie Jenner dhe Kim Kardashian – ndërsa Kate renditet e 17-ta!

Dukesha e Sussex është cilësuar si personi I tretë më influencues në botën e modës në 2018-ën pas Kylie Jenner dhe Kim Kardashian sipas platformës globale Lyst. Meghan është e treat në listë ndërsa kunata e saj Kate Middleton renditet e 17-ta. Mesa duket pjestarja më e re e familjes mbretërore e cila kishte një garderobë fantastike gjatë turit të saj në Australi, Zelandën e re dhe Ishujt Fixhi po cilësohet si një person me më shumë stil se Kate. Kjo platform e cila ka publikuar këtë listë është bazuar në rrjetet sociale, mbulimin e shtypit, kërkimin global dhe shitjet e veshjeve të yjeve.

1. Kylie Jenner

Duke e nisur fillimisht si motra më e vogël e një reality show, 2018-ta ishte viti i Kylie Jenner e cila në moshën 21-vjeçare ndërtoi një perandori bukurie me mbi 115 milion ndjekës në instagram, u bë nënë për heër të parë dhe është drejtë rrugës për tu bërë bilionerja më e re që e ka krijuar vetë pasurinë e saj. Si një kameleon I vërtetë në stil për të ka patur rreth 2 milion kërkime këtë vit, nga kostumet Adidas te syzet Dior dhe minifustanet Alexander Wang.

2. Kim Kardashian

Kim Kardashian shkroi historinë këtë vit kur mori çmimin e saj të parë CDFA influencer Award. Këtë vit ajo madje rikthu në modë sërishtpantallonat e shkurtra të çiklizmit dhe rrobat e banjos neon.

3. Meghan Markle

Efekti magjik I Meghan Markle vazhdon të rritet globalisht, pasi vitin e kaluar ajo zinte vendin e katërt në Lyst fashion award. Fustani I saj I dasmës shkaktoi shumë kërkime për Givenchy dhe Stella Mçartney. E pabesueshme por nëse Meghan vesh një brand, kërkimi për të rritet me 200% brenda javës.

4. Cardi B

Reperja Cardi B ishte gjithashtu një nga fytyrat influencuese të Javës së Modës këtë vit e ulur pranë Anna Wintour në prezantimin e Alexander Wang. Me çdo veshje që ajo përdori bëri që të gjithë të kërkonin online.

5. Beyoncé

Queen B ishte në kryetitullin e gazetave këtë vi si këngëtarja e parë më ngjyrë e cila këndoi në Coachella dhe veshja e saj nuk kaloi pa u vënë re. Nëna e tre fëmijëve është një nga yjet më të ndjekur në instagram me 120 milion ndjekës.

6. Serena Williams

Veshjet e Serena Wiliams këtë vit kishin momentin e tyre të modës. Federata Franceze e Tenisit shkaktoi zemërim mes grupit të të drejtave të grave kur asaj I’u tha se nuk I lejohej që të vishte kostumin e saj jumpsuit pas trupit ama kërkimet për costume tenisi u rritën me 108% në javë.

7. Chiara Ferragni

Në Shtator influencuesja italiane e Instagramit Chiara Ferragni u martua me reperin Fedez duke veshur tre fustane të ndryshme Dior. Fustanet për 15 milion ndjekësit e saj u shfaqën kudo nëpër media. Kërkimet për Dior u rritën  me 109%.

8. Blake Lively

Blake Lively këtë vit krijoi një prirje për kostume dhe fansat e saj e aprovuan. Ajo inspiroi rreth 4000 kërkime për kostumet Ralp Lauren në një javë.

9. Rihanna

Pasi u cilësua si influencuesja më e fuqishme e modës vitin e kaluar, Rihanna u fokusua në perandorinë  e saj Fenty këtë vit duke nxjerrë në treg linjën e saj të të brendshmeve dhe linjën e makijazhit. Fustani I saj për 30 vjetor u shit kudo anë e mbanë botës.

 10. Ariana Grande 

Me mbi 130 milion ndjekës në instagram duhet të themi që Ariana Grande ka një ushtri me fansa që janë të fiksuar pas stilit të saj. Ajo ka bërë që të bëhen me mijra kërkime mbi brander Reebook, Burrberry dhe Vera Wang këtë vit ndërsa kërkimet mbi bluzat me kapuç në masa të mëdha rriten me 130% kërkim vit më vit.

Burimi.Dailymail

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF