Modelja dhe biznesmenia e njohur duket se ka lënë gjithçka pas krahëve për hir të vajzës së saj. Khloe Kardashian ka publikuar një foto në krah të partnerit të saj Tristan Thompson dhe vajzës së vogël True, duke treguar se familja po kalon bashkë festën e “Ditës së Falenderimeve” në Clevelend.
Ylli 34-vjeçar i reality show-t, bashkëshorti dhe vogëlushja shfaqet të veshur me të njëjtat ngjyra duke shkrepur kështu foton e festës, që është e para për vajzën e vogël. True 7 muajshe duket kaq e bukur e veshur me një fustan ngjyrë rozë të ëmbël dhe një palë balerina të kombinuar me aksesorët e flokut.