Për herë të parë klienteve besnike (por jo vetëm) të markës prestigjoze së produkteve kozmetike MAC nuk do t’u duhet të udhëtojnë më jashtë Shqipërisë për të marrë produktet e bukurisë së kësaj marke. “MAC Cosmetics Store” ka hapur dyert në dyqanin që ndodhet në rrugën Sami Frashëri, ku gratë dhe vajzat e Tiranës do të gjejnë aty të gjitha produktet kozmetike të MAC.
Prej 35 vitesh të suksesshme që nga lançimi për herë të parë në treg, brandi i njohur i kozmetikës është kthyer në të preferuarin e emrave të njohur të showbiz-it shqiptar e atij botëror. MAC Cosmetics është renditur në tre brandet më të mira të make-up-it në botë, e fakti që edhe ne do të kemi mundësi ta kemi kaq pranë këtë dyqan është një lajm shumë i mirë, për të apasionuarat pas make-up-it dhe jo vetëm.



















