Ne ju sjellim recetën e biskotave të Krishtlindjes
Përbërësit e biskotave:
¾ filxhan gjalpë, pa kripë, I butë
½ filxhan sheqer
1 vezë
1 lugë gjelle lëkurë limoni e grirë imët
1 lugë çaji vanilje
¼ lugë çaji kripë
2 ¼ filxhan miell
1 lugë gjelle ujë (përdorni dy nëse është e nevojshme)
Përbërësit e kremit:
3 të bardha veze
450 gramë sheqer pluhur
2 lugë gjelle ujë (përdorni tre nëse është e nevojshme)
Ngjyrues ushqimi
Përgatitja:
Përziejmë gjalpin me sheqerin në një tas të vogël me mikser elektrik derisa të fryhet. Rrahim më pas vezët, lëkurën e limonit, vaniljen dhe kripën. Gradualisht hidhni miell derisa të krijohet një masë kompakte. Shtoni ujë, derisa brumi të formohet. Vendoseni brumin në një kuti plastike. Vendoseni në frigorifer për rreth 2 orë. Ngroheni furrën në temperaturën 180 gradë C. Lyeni lehtësisht katër letra gatimi.
Në një sipërfaqe hapni një petë në trashësi 1/8’”, duke e prerë në forma të ndryshme duke përdorur thikat e gatimit ose modelet e kartonit shtëpiak, ose me dorë të lirë. Bëni vrima të vogla me stikadent nëse planifikoni të ulni biskotat. Piqini për rreth 12-15 minuta, ose sat ë fillojnë të marrin një ngjyrë kafe në skaje. Nxirrini biskotat në mënyrë që të ftohen përpara se të dekorohen.
Përgatitja e kremit: Rrihni të bardhat e vezëve në një tas të vogël me mikser elektrik derisa të krijohet shkuma. Hidhni ngadalë sheqerin pluhur. Vazhdoni ta rrihni derisa të bëhet një masë e trashë dhe e butë. Shtoni ujë mjaftueshëm sa për të marrë një masë konsistente. Shtoni dhe ngjyruesin e ushqimit, nëse dëshironi. Përhapeni në mënyrë të barabartë mbi biskotat. Dekorojini me karamele, kanellë dhe me elemente të tjera sipas dëshirës.