KreuStil Jetese

Florit i paska rënë në kokë për Bebe Rexhën! Mesazh dashurie në privat

Pak ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pranoi publikisht dhe pa ndroje se ajo është në kërkim të një partneri. Përmes një statusi në rrjetin social Twitter Beba shkroi: “Për burrin tim të ardhshëm: të lutem eja dhe më gjej. Dhe, të dua.”

Postimi i 29-vjeçares ka bërë xhiron në rrjetet sociale dhe i ka rënë në sy edhe artistit shqiptar Flori Mumajesi. Këtij të fundit duket se i ka rënë në kokë për Beben dhe menjëherë i ka shkruan një mesazh dashurie këngëtares në Instagram.

“Tak tak…Hape derën, jam unë Burri. Më shpejt se kaq nuk vija dot”, i ka shkruar këngëtari Bebes në Instagram, duke na treguar kështu pëlqimin që ka ndaj saj.

Për momentin Bebe Rexha as që e ka parë mesazhin e nuk e di se ndoshta ‘burri’ i saj i ardhshëm mund të jetë shqiptar dhe muzikant.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF