KreuStil Jetese

Parashikimi i horoskopit, 15 janar 2019

Parashikimi i horoskopit, 15 janar 2019

DASHI

Gjatë ditës së sotme do të jeni të rrethuar nga shumë dashuri nga miq dhe persona të afërt. Në ambientin e  punës një impenjim do ju marrë shumë kohë. Në aspektin afektiv do të jenë të favorizuara  takime të reja nëse jeni singëll.

DEMI

Diçka  do ju shqetësojë  por tregohuni të hapur sidomos për miqtë. Në ambientin e punës do të jeni të ngarkuar por në fund do të arrini të realizoni synimet tuaja.

BINJAKET

Gjatë ditës së sotme yjet ju këshillojnë  të qëndroni me këmbë në tokë e të mos i merrni gjërat rrëmbyer. Në ambientin e punës do të kërkoni justifikime për tu liruar nga detyrat tuaja. Kujdes!

GAFORRJA

Do të jeni në humor e kjo gjë do ju ndihmojë të bëni për vete ata që ju rrethojnë . Në ambientin e punës duhet të kërkoni hapur ato gjëra që ju takojnë. Në aspektin afektiv kushtojini më shumë vëmendje partnerit tuaj.

LUANI

Në punë evitoni së marri përgjegjësi që nuk ju përkasin. Në aspektin afektiv do të ndiheni të lumtur më ato çka keni marrë deri më tani.

VIRGJERESHA

Do të ndjeni nevojën për të ndryshuar dhe sot do të keni mundësi mjaft të mira për të realizuar disa nga synimet tuaja. Në aspektin afektiv  do të keni vëmendjen e përkushtimin e shumë personave sot.

PESHORJA

Kjo fazë rezulton të jetë mjaft e rëndësishme nëse do ju duhet të merrni një vendim rreth një çështje martese. Në ambientin e punës duhet të përballeni me një person ziliqar.

AKREPI

Gjatë ditës së sotme yjet ju sugjerojnë të evitoni idealizmat e të jeni më konkretë për përballimin e vështirësive. Në ambientin e punës do ju duhet të luftoni fort për të treguar aftësitë tuaja.

SHIGJETARI

Do të tregoheni mjaft serioz dhe disponibël në punën tuaj sot, duke zgjidhur kështu edhe disa probleme që keni pasur kohët e fundit. Në aspektin afektiv nëse jeni singëll do të njihni dikë sot.

BRICJAPI

Gjatë ditës së sotme do të ndiheni të lirë nga çdo lloj stresi. Në kohën e lirë do të keni dëshirë të  merreni me hobet tuaja. Në planin afektiv jepini më shumë liri partnerit tuaj.

UJORI

Gjatë ditës së sotme do të jeni plot optimizëm. Në ambientin e punës  do të merrni lajme  pozitive për sa i përket aftësive tuaja profesionale.  Në planin afektiv do të rigjeni harmoninë në marrëdhënien tuaj.

PESHQIT

Do të jeni në formë mjaft të mirë psikofizike e çdo gjë do ta arrini spontanisht. Në ambientin e punës gjithçka do të shkojë mirë. Në aspektin afektiv duhet të bisedoni hapur me partnerin tuaj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF