KreuStil Jetese

Parashikimi i horoskopit, datë 13 Janar 2019

Parashikimi i horoskopit, datë 13 Janar 2019

DASHI

Do të jeni pak të pasigurt se çfarë të bëni pasi nuk jeni plotësisht të bindur. Në ambientin e punës një propozim interesant do ju bëjë të ndiheni euforikë. Në aspektin afektiv nuk do tu rezistoni dot provokimeve. Kujdes!

DEMI

Do të keni dëshirë ti lejoni vetes një aventurë speciale jashtë marrëdhënies suaj, por kini kujdes pasi gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra. Në kohën e lirë mund të vini rregull në sendet tuaja personale.

BINJAKET

Në ambientin e punës do të përballoni me kurajë një kritikë që do ju bëhet për punën tuaj. Në aspektin afektiv do të keni mundësi të përmirësoni raportin tuaj falë një iniciative të këndshme në lidhje me partnerin tuaj.

GAFORRJA

Sot nuk duhet të sforcoheni shumë. Në ambientin e punës do të përballeni me një pengesë , por që do ia dilni mbanë për të vazhduar të qetë në rrugën tuaj profesionale. Në dashuri do ju duhet të sqaroni pozicionin tuaj tek një njohje e re.

LUANI

Do të jeni plot qëllime të mira të cila do të mundoheni tu jepni zgjidhje në ambientin e punës. Në dashuri do ju duhet të sqaroni pozicionin tuaj për sa i përket një njohje të re.

VIRGJERESHA

Kjo ditë parashikohet e qetë e mjaft situate mund të jenë në favorin tuaj. Në ambientin e punës përkushtimi juaj do të sjellë rezultate të shkëlqyera. Në aspektin afektiv evitoni kritikat.

PESHORJA

Gjatë kësaj periudhë nuk do të lini gur pa lëvizur për të shkëlqyer në ambientin e punës. Në aspektin afektiv nëse jeni singëll fati do të jetë me ju duke u krijuar mundësinë të njiheni dikë mjaft interesant.

AKREPI

Do të ndjeni nevojën të sqaroheni e të vini rregull rreth vetes suaj. Në ambientin e punës do të keni një ballafaqim me dikë. Në aspektin afektiv do të konkretizoni një dëshirë të përbashkët me partnerin tuaj.

SHIGJETARI

Do ti përkushtoheni totalisht punës suaj sot. Në aspektin afektiv do ju duhet të tregoni anën tuaj më të mirë për të qetësuar partnerin tuaj. Një këshillë: tregohuni të kujdesshëm nga mesazhet që mund të merrni.

BRICJAPI

Do të hapet për ju një fazë pozitive e këndshme e plot mundësi për të ardhmen tuaj. Në ambientin e punës nuk do ta keni të vështirë të përfundoni detyrat tuaja.

UJORI

Yjet janë në anën tuaj e do ju shpërblejnë për sforcimet që ju është dashur të bëni këtë periudhë në ambientin e punës. Në aspektin afektiv do të tërhiqeni nga dikush të cilin do të dëshironi me çdo kusht ta bëni për vete.

PESHQIT

Do të keni njohuri të mira ekonomike duke tentuar të investoni në projekte të rëndësishme. Në ambientin e punës do të parandaloni një pengesë e do të vlerësoheni për këtë. Në aspektin afektiv nuk do të keni dëshirë të jepni shpjegime.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF