KreuStil Jetese

Më i pasuri i botës ndahet nga gruaja pas 25 vitesh martesë

Është konsideruar si njeriu më i pasur në botë dhe qëndron në krye të kompanisë “Amazon”, por së fundmi Jeff Bezos i ka dhënë fund martesës 25 vjeçare me bashkëshorten e tij MacKenzie.

Dyshja dha lajmin e ndarjes përmes një deklarate të bërë ë mërkurën në Tëitter duke shkruar: “Ne duam që njerëzit të dinë për një zhvillim në jetën tonë. Pas një periudhe të gjatë bashkë, ne kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë jetën si miq. Ne ndihemi jashtëzakonisht me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe jemi thellësisht mirënjohës për secilin vit që ishim të martuar. Nëse do të ishim në dijeni se do të ndahemi pas 25 vjetësh, do ta bënim prapë. Kemi pasur jetë të shkëlqyer së bashku dhe ne gjithashtu shohim një të ardhme të përbashkët si prindër, miq dhe partnerë në sipërmarrje dhe projekte. Ndonëse statusi mund të jetë i ndryshëm, ne mbetemi familje dhe miq të dashur”.

Çifti u takua për herë të parë në 1992  dhe u fejuan pas 3 muajsh lidhje për t’u martuar shpejt më pas në 1993. Bezos dhe bashkëshortja janë prindër të 4 fëmijëve: 3 djemve dhe një vajze të adoptuar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF