Të shtunën në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” u bë publik rasti i një babai që kishte humbur bashkëshorten në gusht, muajin e 9-të të shtatzënisë. Erioni kishte ardhur në program për të falenderuar vëlain e tij për gjithë ndihmën që i ka dhënë në momentet më të vështira. Krahas vëllait, babai i ri ftoi në emision të bijën e vogël Lukrecian për t’i dhuruar buzëqeshje dhe një ditë ndryshe në jetën e saj.
Stafi i programit u kujdes që të dy babë e bijë të merrnin një dhuratë aq të dashur për vogëlushen duke i dhuruar atyre një udhëtim në Disneyland në Paris.
Dhe mëngjesin e sotëm Erioni dhe vajza kanë fluturuar drejt Parisit dhe ka qenë faqja e programit në Instagram që ka publikuar momente pak para nisjes së tyre, në aeroportin e Rinasit.













Stil Jetese
Qyetet perfekte për pushime në Janar!






Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit, datë 6 Janar 2019
