
Eneda Tarifa ka qenë e ftuara e sotme në emisionin “Trokit” në InTv ku ndër të tjera ka folur edhe për këngën e saj më të fundit “Nuk ja vlen”. Kënga, menjëherë pas publikimit, u perceptua dhe komentua në publik si një dedikim për ish-bashkëshortin e këngëtares, muzikantin Erion Zaloshnja, por që Eneda i ka mohuar këto zëra.
“Këngën e ka shkruar Fifi. Unë tani jam e penalizuar të bëj këngë të ndjerë, e do bëjnë lidhjet portalet. Këngët nuk janë gjjithmonë personale”, ka thënë artistja.
Ajo pranoi se në fillim nuk e dinte se kënga do të komentohej në këtë aspekt, dhe se thjesht e pëlqeu kur e dëgjoi. Jo vetëm kaq por duket se Eneda madje është lodhur nga gjithë lajmet e rreme që kanë qarkulluar për të e madje ka komplimentuar dhe vlerësuar ligjin antishpifje që kryeministri Rama duhet ta bëjë menjëherë.









Si të gjeni shpirtin binjakë? 6 hapat thelbësorë




Më njeh mua, po me fëmijën tim s’ke punë!






