
Logomania nuk ka ndërmend të ndalet as në 2019-ën! Në fakt Magnus Juliano, një grafik dizajner dhe reper 27-vjeçar nga Ohio, sapo hapi lojën më të re të modës.
Duke shfrytëzuar teknologjinë më të fundit të formave, ai ka krijuar vetë një formë të re kapësesh dhe gërshetash shumëngjyrëshe që menjëherë pas postimit u kthyen në një sensacion në rrjetin social.
Gërshetat janë krijuar me logon monogramë të markës së njohur Louis Vuitton dhe kapen në flokë falë rruazave me të njëjtën ngjyrë. Ideja e 27-vjeçarit që po ‘thyen’ internetin këto ditë, i ka ardhur të riut që prej muajit qershor, siç u shpreh ai për Vogue, por duke pasur parasysh teknikën ektreme, provat dhe gabimet e realizimit u dëshën 6 muaj që ky krijim të vinte në jetë.








Stil Jetese
Si të gjeni shpirtin binjakë? 6 hapat thelbësorë




Stil Jetese
Më njeh mua, po me fëmijën tim s’ke punë!







