KreuStil Jetese

Drejtoi makinën në gjendje të dehur, Alban Hoxha dënohet me 3 muaj burg

Portieri i “Partizanit”, Alban Hoxha është dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata e Tiranës pasi 2 muaj më parë u ndalua nga forcat e rendit pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Sipas burimeve të “Panorama Sport” Hoxha nuk do ta kryejë dënimin e heqjes së lirisë, pasi ai i është konvertuar në 80 orë punë të detyruar. Këto të fundit, sportisti do t’i kryejë në favor të institucionit të Bashkisë së Tiranës.

Vetë sportisti ngjarjen e ndodhur më 25 nëntor e cilësoi si një gabim dhe se do të linte gjithçka pas. Ndalimi i Alban Hoxhës u bë një ditë pasi portieri kishte festuar ditëlindjen e tij.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF