KreuStil Jetese

Këngëtari i njohur pëson aksident: “Sot do humbisja veten dhe tërë familjen”

Këngëtari i njohur nga Kosova, Labinot Rexha ka pësuar një aksident mëngjesin e djeshëm kur makina me të cilën udhëtonte ai dhe familja ka rënë nga një lartësi 100 metra. Rexha ka qenë duke udhëtuar së bashku me familjen drejt Zvicrës por reshjet e dëborës dhe kushtet atmosferike ka bërë që makina me të cilën udhëtonte të përplasej në Nish.    

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Rexha ka njoftuar miqtë dhe familjarët për ngjarjen e rëndë teksa shkruan: “Oh zot faleminderit që shpetova familjen dhe vetën! Një aksident pesova sot në mengjes , rrugës për zvicër dhe fal zotit shpetuam nga një largesi 100 metra , sot kuptova qe pasuria, Fama nuk është azgjë, oh Zot begatoje at person qe i ka bër keto bariera se sot sigurt do humbja veten dhe ter familjen. Nuk kishte azgjë me keq kur 3 minuta nuk degjova zerin e familjes , kujtova se i humba ne ujë , por degjova zerin e Djalit tim te vogel Aliun me tha qe jam mir, oh zot faleminderi faleminderit faleminderit , ti je meshirues meshirberës”

Aksidenti fatmirësisht nuk ka rezultuar me pasoja serioze për familjen Rexha dhe se dëmet më të mëdha i ka pësuar makina. Fotot nga vendi i ngjarjes i ka publikuar vet artisti i cili ka konfirmuar gjithashtu se familja e tij tashmë gëzon shëndet të plotë

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF