KreuStil Jetese

Prekëse! Humbi gruan 9 muajshe shtatzënë, Erioni mesazh të bijës te “Dua të të bëj të lumtur”

Erioni kishte humbur bashkëshorten e tij Majlinda pak kohë më parë për shkak të një aksidenti që kishte rezultuar fatal për gruan 9 muajshe shtatzënë dhe fëmijën që rritej brenda saj.

Historia që përmbylli puntatën e parë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” isht pak të thuash prekëse sepse fliste për dhimbjen e madhe të një babai të ri, i mbetur i vetëm me vajzën e tij të vogël të quajtur Lukrecia, të cilën e kishte ftuar mbrëmjen e së shtunës në program.

Si fillim Erioni ftoi në studio vëllain e tij Eridjonin për ta falenderuar që i është gjendur pranë në këto momente të vështira të jetës së tij. “Dua të të falenderoj për çdo gjë që ke bërë për mua dhe Lukrecian. Nuk do ia kisha dal mbanë asnjëherë pa ty!”, iu drejtua Erioni i përlotur Eridjonit. Pas vëllait e ftuar në studio ishte vajza e tij e vogël të cilës i tha: “Të dua dhe do të të jem gjithmonë pranë teje!”

Studioja e emisionit u shndërrua e tëra në skenën e filmit “Frozen”, filmi i preferuar i Lukrecias, e cila bashkë me babain e saj do të udhëtojnë drejt Disneyland-it në Paris, udhëtim ky i dhuruar nga “Dua të të bëj të lumtur”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF