KreuStil Jetese

“E njëjta histori”, ja ç’heq Fatma me Alfion në avion

Fatma Methasani prej më shumë se dy vitesh po jeton historinë e saj të dashurisë me shefin e kuzhinës Alfio Rrotanin. Moderatorja e InTv ndan shpesh momente të çiftit në përditshmërinë e tyre e pak orë më parë na ka treguar edhe një zakon të partnerit të saj.

Alfio dhe Fatma kanë nisur një udhëtim jashtë vendit dhe siç tregoi Fatma, sa herë që ata udhëtojnë me avion për diku, kuzhinieri mbështetet në prehrin e partneres dhe bën një sy gjumë gjatë rrugës. “Në çdo udhëtim e njëjta histori”, shkruan prezantuesja në foton e tyre publikuar në Instagram.

Deri më tani nuk dihet destinacioni i zgjedhur i dyshes për disa ditë pushimi pas festave të fundvitit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF