KreuStil Jetese

Një skiatore e vogël: Vajza e Ledina Çelos një kukull në borë

Ledina Çelo, bashkëshorti dhe dy fëmijët e vegjël kanë nisur pushimet dimërore. Familja që prej vitesh jeton në Gjermani, ka udhëtuar ditën e djeshme drejt qytetit Kitzbuhel në Austri për të qëndruar në shtëpizat e ngrohta me pamje nga malet me dëborë.

Momente gjatë qëndrimit aty këngëtarja i ka publikuar edhe në Instagram dhe ne na ngelën sytë te një foto e vajzës Periana. Veshur me një kostum dëbore, vogëlushja duket si një skiatore e vërtetë teksa i jep një buzëqeshje mami Ledinës që po e fotografon. Imazhi i 4-vjeçares në mes të bardhësisë të ngrohtë shpirtin dhe të ç’armatos me atë buzëqeshje fëminore.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF