KreuStil Jetese

‘Syri i keq’! Sonila Meço përfundon me patericë pak orë para emisionit!

Gazetarja e “Ora News” Sonila Meço nuk po kalon momente fortë të rehatshme me shëndetin e saj. Meço ka këputur ligamentin e gjurit dhe për këtë arsye ka nisur jo vetëm terapinë por ka vendosur në këmbën e majtë edhe patericë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Sonila ka shkruar “Hera e parë që do vesh atlete në një program televiziv në prime time, (përpos patericës në dekor) “Mos më akuzoni për “plagjaturë”.

Sipas burimeve të televizionit, mjeku i ka rekomanduar Sonila Meços regjim shtrati, por kjo nuk mund të ndodh për shkak se gazetarja mbrëmjen e së martës nis emisionin e saj të ri “Tempora” në Ora News në prime time. Programi në fjalë mban autorësinë e Sonilës dhe do të na njohë më mirë kohët në të cilat jetojmë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF