Modelja Afrona Dika dhe partneri i saj, këngëtari Blero Muharremi do të kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë në vjeshtën e këtij viti. Dyshja do të lidh kurorë më 21 shtator të 2019-ës, duke celebruar kështu historinë e tyre të dashurisë, në një ceremoni që pritet të ketë edhe vëmendje në rrjetet sociale.
Por siç e do edhe zakoni, nusja e ardhshme ka vendosur që të organizojë edhe festën e saj të beqarisë e madje ka publikuar edhe disa informacione rreth saj. Sipas edhe vet asaj që ka publikuar në Instagram, Afrona dhe mikeshat e saj më të ngushta do të udhëtojnë drejt ishullit të njohur të Mykonos, në Greqi pas 5 muajsh për të festuar festën e beqarisë së modeles.
Në fakt destinacioni i zgjedhur nga Afrona, është i njëjtë me atë që zgjodhi edhe një tjetër nuse e e njohur shqiptare. Është fjala për Sara Hoxhën që lidhi kurorë në gushtin e 2017-ës në Liqenin e Como-s në Itali, e që festën e beqarisë me mikeshat e saj më të ngushta dhe motrat Lorin dhe Redian e organizoi në fund të korrikut po në Mykonos.



Pas kaq shumë kohësh, Arbana Osmani bëhet brune
















Qyetet perfekte për pushime në Janar!
