Moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani ka ndryshuar look. Dyshimet janë ngritur nga një foto e fundit e publikuar nga Arbana në Instagram, ku shfaqet në shoqërinë e mikeshës së saj Xhemi Shehu.
Dy mikeshat shihet duke udhëtuar, ndërsa Arbana drejton makinën e saj, ndonëse destinacioni nuk dihet. Autorja e programit të së shtunës shfaqet me flokë ngjyrë të errët, ç’ka na bën të dyshojmë se pas kaq shumë kohësh ka vendosur të heq dorë nga flokët e hapur për t’u kthyer shumë pas në kohë, në vitet e para të shfaqjes në ekran, në nisje të karrierës së saj