Sot ajo është një ndër gazetaret dhe spikeret e njhura në vend, por dikur Viol Xhafaj nuk karakterizohej nga femminiliteti i sotëm. E ftuar me të ëmën në emisionin “Rudina”, spikerja e lajmeve ka zbuluar disa detaje që nuk i dinim nga jeta e saj.
Fëmija i dytë në familje, pas një vajze, Viol është rritur si të ishte djalë, tregoi e ëma e Violës. “Viol nuk shkonte te parukierja, vetëm te berberi, deri në gjimnaz. Rrinte me pantallona, ka qenë si çun”, u shpreh Liliana, mamaja e Violës.
Dhe ky është një detaj që në fakt as që do na shkonte në mendje për adoleshencën e gazetares që ka punuar si spikere lajmesh në disa televizione shqiptare.



Stil Jetese
Afrona e Bleros, festë beqarie si Sara Hoxha



Stil Jetese
Pas kaq shumë kohësh, Arbana Osmani bëhet brune













