KreuStil Jetese

Flet Klaudia: Pse u nda nga Albi Nako? A e ka gjetur sërish dashurinë pas divorcit?

Klaudia Pepa dhe Albi Nako i dhanë fund martesës së tyre në 2017-ën pas një lidhjeje disavjeçare. Asokohe dy ish-bashkëshortëve zhvillonin karrierën e tyre të ndarë mes Italisë dhe Shqipërisë, ndonëse pohuan se ndarja nuk kishte ardhur për shkak të distancës.

Balerina shqiptare që po korr sukses në Itali ka folur për këtë temë në intervistën e fundit dhënë për “Revista Class” ku i është përgjigjur pyetjeve mbi jetën e saj personale dhe shkaqet që çuan atë dhe ish-bashkëshortin drejt ndarjes. “Nuk funksionoi më dhe morëm rrugë të ndryshme”, shprehet Pepa ndërsa pohon se më Albi Nakon tashmë ruan një raport të qetë dhe se ndajnë respekt për njëri-tjetrën.

Por nëse ish-bashkëshorti i saj pas ndarjes nisi një lidhje me një tjetër balerinë, Alba Hoxha, Klaudia nga ana e saj akoma nuk ka gjetur dikë që të mund t’i rrëmbëjë zemrën, por që po e pret.

E ai që duhet t’i fitoi zemrën Klaudia Pepës duhet të dijë karakteristikat që duhet të ketë duke ditur se si e mendon balerina mashkullin ideal. “Duhet të jetë një person i gatshëm të jetojë me jetën time private, por edhe me atë publike. Dhe për ta bërë këtë duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij. Inteligjent, i fortë. Njeri i aftë dhe i ndjeshëm.”, thotë ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF