Katër vite më parë Hueyda El Saied do të bëhej nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një djalë që vendosi ta quaj Gabriel. Vogëlushi i ardhur në jetë mëngjesin e 11 janarit të 2015-ës në Paris, lindi 3 kg e 340 gramë dhe i gjatë 51 cm ndërsa sot mbush 4 vjeç dhe është një ndër fmëijët e bukur që na kanë rrëmbyer zemrën në Instagram.
Me rastin e ditëlindjes Hueyda i ka dedikuar të birit urimin e saj si nënë duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Gabriel! Gëzuar zemra e mamit, ti i cili je shpresa, lumturia, forca, krenaria ime! Gëzuar shpirti im, falë teje mësoj çdo ditë çfarë është një dashuri pa limit, ajo më e pastra, më e forta dhe më e vërteta mes dy njerëzve”. Prej 4 vitesh më ke zbukuruar jetën Gabriel! Të dua pafundësisht! Dhe siç më thua ti mua dhe unë: “Kam një zemër të madhe për ty”
Bordo i uron vogëlushin king të bëhet edhe 100 vjeç dhe ka përzgjedhur 14 foto kaq të bukura të tij




Parashikimi i horoskopit, datë 11 Janar 2019














Afrona e Bleros, festë beqarie si Sara Hoxha

