KreuStil Jetese

Albërije për ‘Kënga Magjike’: Pse të shkoj kur merr pjesë Aurela Gaçe dhe Flori?! Dihet fituesi

Albërije Hadërgjonaj ka vendosur të mos jetë pjesë e festivalit “Kënga Magjike” dhe arsyen e mungesës e ka shpjeguar në intervistën e dhënë për emisionin “Oxygen”. Sipas këngëtares pikët maksimale që jepen në këtë festival jepen mes miq e ndaj ajo nuk mendon se ja vlen të marr pjesë ne këtë kompeticion.

“Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh.”

Nuk ka asgjë të keqe se unë ata i kam miq dhe i dua shumë, por dua të them që nëse Aurela Gaçe është në Këngën Magjike, s’kam ça kërkoj unë. Jo se ajo ka këngën më të mirë, por i ka 5 këngëtarë të vetët. Normal që është artiste e jashtëzakonshme. Edhe Flori sivjet kishte 5-6 kompozime të vetat dhe të gjithë ata i japin pikët maksimale. Unë si artiste, s’mund t’i them dikujt: A do më votosh ti? Është skandal. Unë s’kam frikë askënd. Kush këngëtarë do të vijë, të përballet, me zë, me këngë, me të folur, me të veshur, me shkrim, me lexim, me ça të duan, nuk frikësohem”, u shpreh Albërija gjatë intervistës.

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF