KreuStil Jetese

Olta Gixhari përlotet në emision! Arsyeja?

Aktorja Olta Gixhari ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Provokacija” përballë gazetarit Mustafa Nano. Teksa fliste për profesionin e saj si aktore, Olta e shkëputur së fundmi nga teatri dhe rolet e saj është përlotur teksa fliste dhe jo pa shkak.

Me sytë e përlotur, Olta kujtoi se në fakt pavarësisht arritjeve të saj në teatër ajo ende nuk kishte mundur të realizonte ëndrrën e saj për të vënë në skenë një shfaqje që ajo ka dashur ta realizoi gjithmonë.

“As nuk e mora vesh fare si më shpërtheu kështu. Më paska marrë shumë malli për teatrin. Do bëj një ditë një shfaqje siç e dua unë”, u shpreh aktorja.

Olta Gixhari së fundmi i është larguar profesionit dhe roleve në teatër për shkak se i ëhstë përkushtuar punës si sipërmarrëse në një biznes që ka hapur së fundmi.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF