KreuStil Jetese

“Për ata që s’mbushin mirë…”! Mos ndoshta Aurela Gaçe sapo i ktheu përgjigje Albëries?

“Për ata që s’mbushin mirë…”! Mos

Albërie Hadërgjonaj pak ditë më parë deklaroi e ajo nuk ka marr pjesë në festivalin “Kënga Magjike” pasi përsa kohë që aty do të marrin pjesë këngëtarë si Aurela Gaçe apo Flori Mumajesi sepse sipas saj këta të fundit kanë miq dhe këngë që i krijojnë vet për kolegët dhe rrjedhimisht marin edhe pikët maksimale prej tyre. Por duke parë se deklarata e saj ‘u keqkuptua’ këngëtarja bëri një sqarim në Instagram duke thënë se e gjithë ajo çfarë tha në emision lidhej me mospëlqimin që ajo ka ndaj mënyrës së votimit që aplikohet në festival.

E nëse Flori Mumajesi nuk ka reaguar aspak pas kësaj deklarate, ajo që ka rënë në sy është një shkrim i artistes Aurela Gaçe në Instagram që me gjasa mund të jetë një përgjigje për Albërien.

“A duhet kthyer përgjigje në raste kur flet goja para mendjes? Them se duhet hapur rrugë në këto raste. Fali Zot se s’dinë seç bëjnë Amen! Unë kthej përgjigje vetëm kur je i-e ligë. Me të paedukatët dillem njësoj, se plumbi del me plumb…të ligut i tregoj vendin…për ata që s’mbushin mirë, thjesht ndjej keqardhje! Janë në lutjet e mia”, shkruan Gaçe.

Të jetë ky shkrim i artistes një përgjigje për kolegen e saj, Albërie Hadërgjonaj?

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF