KreuStil Jetese

Elhaida Dani kujton fëmijërinë! “Nuk ishim të pasur ekonomikisht…”

Elhaida Dani është rikthyer pas në kohë mëngjesin e sotëm dhe ‘fajin’ për këtë e ka vëllai i saj. Ky i fundit i ka dërguar këngëtares një foto të fëmijërisë së saj, shkrepur në vitin 196 në kohën kur familja e tyre jetonte në Shkodër.

“Sapo ma dergoi vellai dhe me rizgjoi kaq shume kujtime …Ndoshta ishte viti ‘96 dhe jetonim ne Shkoder,,, familje jo e pasur ekonomikisht por e pasur me dashuri dhe lumturi!”

E nëse po pyesni veten se përse artistja, në foto në moshën 3-4 vjeçare, nuk duket dhe aq e lumtur vet Elhaida ka shkruar edhe arsyen se përse. “Kjo me siguri ka qene hera e pare dhe e fundit qe kam lejuar mamin te me vesh me minifund ! Prandaj nuk jam e lumtur”, shkruan 25-vjeçarja nën foto.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF