Duke qenë vajza e Grace Kelly-t dhe një mikeshë e ngushtë e muzë e Karl Lagerfeld, nuk është aspak surprizë që Princeshë Carolina e Monakos të ketë stil të jashtëzakonshëm. Ashtu si shumë ikona të stilit, Princesha Caroline ka qenë vazhdimisht elegante ndër dekada, duke marrë pjesë në shfaqjet e modës dhe tapetet e kuq në adoleshencën e saj me nënën, duke u shndërruar në një muzë të Chanel në vitet ’80 dhe më pas duke rritur një tjetër ikonë stili, vajzën e saj Charlotte Casiraghi.
Nga reshtat e parë nëpër sfilatat e viteve ’80 te veshjet casual apo fustanet mbretërore, daljet e saj kanë qenë gjithmonë me një stil të përjetshëm dhe të pakohë. E ngjashme me Princeshë Dianën, dashuria e Princeshë Carolinës për modë përjetësohet në gjithë veshjet e saj, madje edhe në rastet formale. Shihni më poshtë momentet e saj më të mira të stilit ndër vite:
Në Londër në vitet 1980 duke kanalizuar stilin e Dianës përmes veshjeve britanike.
Si një e ftuar e rregulltë në pasarelat dhe shfaqjet e Chanel përgjatë gjithë dekadave, Caroline është fotografuar shumë shpesh me perla apo kostumet ikonike të markës.
Kohët e fundit ajo veshi këtë fustan couture në një gala në Madrid dhe kjo bolero e hedhur shpatullave është një copëz arti që ajo e mbart me kaq hijeshi.
E shihni edhe ju? Edhe anëtaret e familjes mbretërore vishen me të bardha dhe me një look kaq casual në përditshmëri. Vathët dhe rripi gold i japin look-ut të saj shkëlqimin e një princeshë.
Duke u relaksuar me të emën, Grace Kelly ajo e kompleton pamjen e saj me perlat mbi t-shirtin dhe fundin rozë me printe lulesh.
Edhe me një kurorë 1.5 cm të lartë, ajo duket kaq e relaksuar dhe komode me një fustan mëndafshi ngjyrë blu të gjatë me kimono.
Si adoleshente në New York, me një fustan me motive lulesh dhe aksesorët e flokut të viteve ’70.
Ky look casual është një leksion mbi thjeshtësinë. Duke nisur që nga atletet, pantallonat e bardha, trikoja apo shalli me printe, kjo është një pamje klasike nga koka te këmbët.
Ky është një look tipik ‘hip’ për një vajzë të re mbretërore. Toni i syve kombinuar me ngjyrën e fustanit ndërsa baluke që duken kaq bukur të hedhura anash.
Në eventin e përvitshëm të “Rose Ball” me mamanë e saj, Princeshë Grace. Për t’u admiruar kontrasti mes pelerinës së mëndafshtë ngjyrë të kuqe dhe fustanit mbretërore ngjyrë blu.
Si një adhuruese e flaktë e Chanel, nuk ka dyshim që këto syze janë të sajat. Shumë moderne!
Xhaketa me kuadrata oversize mbi një fustan të zi është padyshim kryefjala e stilit të viteve ’80.
Kjo veshje është padyshim shumë e bukur në disa kuptime. Përzjerja e ngjyrave krem, kafe dhe të zezës është kaq elegante.
Eleganca e Chanel! Kaq thjeshtë, kaq bukur.




Parashikimi i horoskopit, datë 09 mars 2019







Parashikimi i horoskopit, datë 08 mars 2019








