KreuStil Jetese

Dënohet me 10 vite burg stomatologia, mikesha e VIP-ve përvetësoi 3 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg stomatologia, mikesha e VIP-ve përvetësoi

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vite stomatologen Olesia Duka, e cila akuzohet për mashtrim të disa sipërmarrësve në Shqipëri.

“Panorama” bën të ditur se Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për ta dënuar Olesia Dukën me 15 vite, pas konvertimit dhe gjykimit të shkurtuar ajo është dënuar përfundimisht me 10 vite burg.

Stomatologia Olesia Duka, u arrestua në shkurt të vitit 2018, pasi akuzohet se mashtroi rreth 11 biznesmenë duke iu marrë atyre rreth 3 milion euro. Ajo u premtonte biznesmenëve se do t’jua kthente paratë me interesa.

Duka prezantohej si biznesmene suksesshme dhe me lidhje të forta, ndërsa shfaqej duke sponzorizuar aktivitete bamirësie për fëmijët në nevojë.

Si garanci ajo paraqiste disa biznese stomatologjie që zotëronte, të cilat u sekuestruan bashkë edhe me disa apartamente

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF