Ajola Xoxa dy javë më parë humbi babain e saj, publicistin e njohur Arben Xoxa, i cili nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.
Juristja me anë të një fotoje shumë domethënëse ku shfaqet e përqafuar me të atin ka shkruar një dedikim prekës në Isntagramin e saj që e nis kështu. “U bënë më shumë se 2 javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj”.
“Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thojuni sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur të mund ta përqafoja tim atë tani. Për ju që i keni arg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta. Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë s’do t’ju gëzonte më tepër se sa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja”, shkruan bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Babai i juristes së njohur u nda nga jeta më 24 shkurt të këtij viti në moshën 67-vjeçare pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje të rëndë.


Parashikimi i horoskopit, datë 12 mars 2019














Parashikimi i horoskopit, datë 09 mars 2019



