KreuStil Jetese

“Për atë që më dha gjithçka”, Aktori shqiptar ‘gdhend’ në trup dedikimin për bashkëshorten

Aktori shqiptar Visjan Ukcenaj ka vendosur që dashurinë e tij kundrejt bashkëshortes ta ‘gdhend’ në trup. Ai ka bërë një tatuazh në krahun e tij ku nën numrin 10 ka shkruar edhe një shprehje të famshme.

“I kërkova Zotit një mrekulli, ai më dha mua familjen time”, shihet e shkruar në trupin e aktorit të “Duplex” ndërsa mbi foton shkruan “Një dedikim për atë që më dha gjithçka.Të dua shumë Jona Xhelilaj”

Visjan Ukcenaj prej vitesh është në një lidhje me regjisoren Jona Xhelilaj dhe në shtator të 2018-ës u bënë prindër për herë të parë të një djali që vendosën ta quajnë Divin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF