Nëse ende nuk i keni përgatitur ballakumet e Ditës së Verës, bëni mirë t’i hidhni një sy recetës (origjinale) të ëmbëlsirës simbol të 14 marsit!
Kejsi, elbasanllija e zyrës tonë sapo na i solli ballokumet në zyrë dhe më të mira nuk kishim provuar ndonjëherë!
Ja dhe receta e saj, për ballakume të vërteta Elbasani!
Perberesit (per rreth 15 cope)
1 kg sheqer pluhur
500 gr gjalpe
8 kokrra veze
1 kg miell misri (i situr)
1 filxhan kafeje finje
(Nderhyrje: Finja eshte tretesire hiri, e cila u jep ballakumeve nje shkriferim te jashtezakonshem. Me poshte po japim pergatitjen e saj)
1 legen
Pergatitja e finjes
Ne nje tenxhere te vogel hedhim 200 ml uje dhe e leme te zieje.
Sapo uji zien, shtojme 2 grushta hi (hi i krijuar nga djegia e drureve), e heqim tenxheren nga zjarri dhe e leme masen te pushoje.
Kur hiri ka rene ne fund te tenxheres, e kullojme masen ne filter, qe te ngelet vetem uji.
Marrim 1 filxhan kafeje nga kjo mase per t’ia shtuar brumit te ballakumeve (1 filxhan per 1 kg miell)
Nëse nuk keni mundësi të përgatisni finjën, në vend të saj mund të përdorni një filxhan me qumesht të ngrohte!
Pergatitja e ballakumeve
Shkrihet gjalpi. Mbasi ftohet pak, hidhet ne legen dhe shtohet sheqeri.
Rrihen gjysme ore, derisa te formohet nje mase kremoze e njetrajtshme.
Me pas, gjalpit me sheqer i shtohen vezet nje nga nje, duke u rrahur secila veze nga 5 minuta.
Shtohet finja, perzihet, me pas shtohet mielli pak nga pak. Perzihet me luge druri, derisa te behet nje mase e qendrueshme, kompakte, ne ngjyre te bukur diellore.
Formohen toptha mesatare, vendosen ne tave te lyer me gjalpe ose ku kemi shtruar leter furre, pak larg njera-tjetres. Topthat zgjerohen mjaft, ndaj u duhet lene hapesire. Piqini ne furre me 180 grade, derisa te marrin ngjyre te arte.
Ju bëftë mirë!