Fundjava është një nga periudhat më të mira të javës, por gjithashtu edhe nga më të ngarkuara për sa i përket amvisave, të cilat duhet të shplodhen për javën tjetër të punës e cila nis shumë shpejt, por edhe të kujdesen për të gatuar për pjestarët ee familjes. Sot kemi zgjedhur tju sugjerojmë një drekë të shpejtë, të shëndetshme dhe shumë të shijshme.
Perbersit:
800gr fileto pule
8luge spinaq të zier
djathë
1 vezë
pak miell.
Pergatitja:
Filetot i presim në mes në mënyrë që të krijohet si një “xhep” në në copën e mishit. Në atë “xhep” qesim pak spinaq të zier dhe të kulluar dhe pak djath. I mbyllim i qesim pak erëza të përziera,i rrotullojmë në miell,pastaj në ve dhe i fërgojmë në vaj deri sa të skuqen. I servojmë me patate të ziera,pomfrit,oriz apo pire.