KreuBusull

Propozimi për martesë që u ‘vodhi’ vëmendjen yjeve në Festivalin e Kanës

Një burrë misterioz vodhi vëmendjen e gjithë të ftuarve, ndër ta emra të njohur të showbiz-it botëror, ne Festivalin e Kanës, teksa me një unazë me një diamant të madh, i ulur në gjunjë i propozoi të dashurës së tij para qindra të pranishmëve.

Milos Kant, 63-vjeçari i cili është një milioner grek zgjodhi tapetin e kuq në Kanë, për t’i propozuar të dashurës së tij 38 vite më të re, 25 vjeçares nga Portugalia Marguerite Aranha.

Çifti mori menjëherë vëmendjen e paparacëve të cilët nxituan të fotografonin këtë moment.

25-vjeçarja e veshur me një fustan të gjatë të kuq, pa e emocionuar propozimin dhe i tha “Po” të dashurit të saj. Më pas ata ndanë një puthje plot pasion, përballë një turme njerëzish në Festivalin e famshëm të Filmit.

Ndërkohë thuhet se ata janë takuar teksa Marguerite performonte si një kërcimtare “topless” në një klub në Lucerne të Zvicrës, që është i 63-vjeçarit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF