Fjalët për një lidhje të mundshme mes Jonida Maliqit dhe aktorit të humorit, Romeo Veshaj, kanë nisur që nëntorin e vitit ta kaluar, kur u aludua se vajza më flokë të zeza në një foto të postuar prej tij, ishte pikërisht këngëtarja e njohur. Ndërkohë, ata janë parë shpeshherë në shoqërinë e njëri tjetrit, dhe gjatë “Eurovizionit“, Romeo u kërkoi hapur ndjekësve që të votonin Jonidën. Nga dyshja nuk ka asnjë pohim, megjithatë një foto e fundit e ka bërë rrjetin të “gëlojë“ sërish. Romeo ka publikuar një foto me një vajzë, fytyrën e së cilës e ka mbuluar me një emoji.
Por ndërkohë, Jonida hodhi dhe ajo një foto në Instagram ku shihet me të njëjtin kostum që mban vajza misterioze në krah të Romeos. Epo, ky është një detaj që flet shumë, apo jo??



















