KreuKuzhine

Dieta Keto recetë/ Sallatë venezuelase

Gatuani recetat e dietës Keto, një nga regjimet ushqimore më të suksesshme që na jep kaloritë e duhura për organizmin, duke humbur kilogramët e tepërt

 

Ketoza është gjendja e natyrshme e trupit, kur plotësisht ushqehet nga yndyra. Kjo gjendje eshte normale gjatë agjërimit ose kur jeni në dietë të rreptë ku eleminohen të gjithë karbohidratet. Një dietë e tillë ku karbohidratet mungojnë plotësisht, quhet dietë “ketogjenike”.

Dieta Ketogjenike ofron disa receta të cilat janë vërtet të shëndetshme dhe mund të gatuhen lehtësisht në shtëpi. Emri i kësaj diete vjen nga fjala “Keto” që do të thotë, e bën trupin tonë të prodhojë molekula të vogla që furnizojne të quajtura “ketone”. Kjo është një lëndë djegëse alternative për trupin, e përdorur kur mungon sheqeri në gjak. Ketonet prodhohen nëse hani shumë pak karbohidrate dhe konsumohen si lëndë djegëse. Bordo ju sjell disa receta më të cilat mund të ndërtoni dietën Ketogjinike, ku secila prej tyre ka gjithashtu edhe një kalorazh të caktuar, duke e ndihmuar organizmin të marrë atë që i duhet dhe duke e djegur atë në sasitë e nevojshme.

Sallatë venezuelase

384 kalori

Përbërësit: 1 gjoks pule, 1 lugë kripë, 2 lugë vaj ulliri, 1 filxhan ujë, 2 lugë majonezë, 1 avokado e pjekur, ¼ filxhan majdanoz i freskët i grirë

Përgatitja: Kriposim gjoksin e pulës në të gjithë anët. Nxehni një tigan të madh dhe vendosni gjoksin e pulës për t’u pjekur për pesë minuta, duke e rrotulluar në të dyja faqet. Shtoni pak ujë dhe lëreni të ziejë për 3 minuta duke i vendosur sipër një kapak në mënyrë që të mbetet e butë. Hiqeni pulën nga tigani dhe copëtojeni me një pirun. Lëreni të ftohet përpara se të bëni gati sallatën.

Në një tas të madh hidhni vajin e ullirit, majonezën, avokadon dhe majdanozin e grirë imët. Bashkojini të gjitha dhe punojini me dorë derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni edhe pulën e grimcuar dhe me to krijoni një brumë të hollë. Jepini formë duke krijuar toptha të vegjël. Vendosini në frigorifer për pak minuta dhe janë gati.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF