KreuStil Jetese

I tregojnë videon e papublikuar të babait të ndjerë, Cristiano Ronaldo shpërthen në lot në emision!

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot gjatë një interviste të dhënë në emisionin Good Morning Britain pasi në ekran u shfaq një video e babait të tij të ndjerë.

Përgjatë videos, babai i sportistit dëgjohet të flasë gjithë krenari për të birin, i cili në momentin që është filmuar video-ja Ronaldo kishte mundur të merrte pjesë në Euro 2004. Babai i Cristiano Ronaldos, një ish-i alkolizuar ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare për shkak të problemeve me mëlçinë dhe nuk mundi të shikonte sukseset e mëdha të të birit, i cili tashmë është një ndër futbollistët më të mirë të botës.

Ronaldo nuk e kishte parë kurrë këtë intervistë, ndaj është emocionuar shumë dhe ka filluar të përlotet para kamerës

“Nuk e kam parë kurrë këtë video. Është e pabesueshme”–  u shpreh futbollisti me sytë me lot. Ndërkohë Ronaldo rrëfeu edhe marrëdhënien me të atin. “Në të vërtetë nuk e njoh babain tim 100%. Ai dehej. Kurrë nuk kam bërë me të një bisedë normale. Ishte e vështirë,”-shtoi sulmuesi.

Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç kur babai i tij vdiq dhe humbi shumë nga momentet më të mëdha të karrierës së tij. Që nga vdekja e tij, Ronaldo ka fituar 5 tituj të Ligës së Kampionëve, 5 Topa të Artë dhe çoi vendin e tij në Euro 2016.

34-vjeçari tha: “Familja ime e shikon, nëna, vëllezërit, madje edhe djali im i madh. Por babai, ai nuk shikon asgjë sepse vdiq shumë i ri.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF