“Kënga Magjike” nisi rrugëtimin e saj në puntatën e parë të “E Diela Shqiptare” të dielën e 15 shtatorit. Episodi i parë i festivalit ka qenë thjesht prezantues me jurinë e këtij viti si dhe risitë që do të përmbajë festivali në këtë edicion të 21-të.
Drejtuesi i festivali, Ardit Gjebrea ka qenë ai që ka zbuluar risinë më kryesore të këtij viti duke treguar se këngëtarët e huaj që do të marrin pjesë këtë vit do të kenë mundësi t’i këndojnë projektet e tyre në gjuhën amtare: anglisht, italisht, greqisht, çfarëdo gjuhe qoftë.
Një vendim të tillë, muzikanti i njohur nga Kosova, Armend Rexhepagiqi e ka vlerësuar së tepërmi duke e cilësuar këtë si një synim që Festivali të kthehet në një festival ndërkombëtar.

Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 16 shtator, 2019








Stil Jetese
Horoskopi ditor e diel – 15 shtator 2019








Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit, datë 13 shtator 2019


