E bukura është krejtësisht relative dhe shijet janë personale, por industria e modës, herë pas here nxjerr në pah standarte apo tipare fizike të cilat formojnë një portret apo trup të bukur. Ndryshimet e trendeve shpesh luajnë rol në ndryshimin e standarteve të bukurisë, të cilat shpesh janë bërë ‘shkaktarë’ që vajzat e zakonshme të duan apo të urrejnë tipare të fytyrës apo fizikut të tyre. Megjithatë së fundmi industria e modës dhe rrjetet sociale, i kanë dhënë rëndësi të madhe disa modeleve të cilat janë shumë larg standarteve të bukurisë që jemi mësuar të shohim, vajza të cilat ‘shkatërruan’ krejtësisht standaret e bukurisë.
Thando Hopa:
Përveç modelingut Thando e cila është nga Afrika punon edhe si avokate. Ajo është albine dhe në Afrikë rracat albine cilësohen si mallkime.
Anna Marinich:
Anna vuan nga alopecia, një sëmundje e rrallë që shkakton rënie të flokëve në pjesë të ndryshme të trupit. Vitin e kaluar ajo u përzgjodh si imazh I një projekti për njerëzit me karakteristika të ndryshme, e që atëherë karriera e Annës si modele shpërtheu, pasi është marrë në fushatë të ndryshme mode ose jo.
Kate Grant:
Është e para vajzë me sindromën Doën në botë që ka fituar një garë bukurie. 19-vjeçarja nga Irlanda u përzgjodh si fituese e kategorisë “Teenager”. Kate ka qenë gjithmonë e interesuar për fushën e modës dhe ka aplikuar në disa agjendi modelingu, por gjithmonë është refuzuar. Tani ëndrra e saj është bërë realitet dhe Grat quhet mirëfilli modele.
Tamy Glauser:
Nëse i referohemi moshës së kur e fillon karrierën një modele, për Tamyn karriera ka filluar shumë vonë, pikërisht në moshën 27-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë sfilata të ndryshme si në pasarelë ashtu edhe si fotomodele. Falë pamjes së saj burrërore, ajo ka marrë pjesë edhe në revistat e meshkujve.
Slick Woods:
E kanë tallur shumë në fëmijërinë e saj për paraqitjen “rosak” që ajo ka patur. Por për Slick ka qenë pikërisht karakteristika e dhëmbëve të saj të parë, që e kanë katapultuar atë drejt fushës së modelingut. Sot ëood është një modele e vërtetë dhe këngëtarja Rihanna e pëlqen dhe e mbështet vazhdimisht. Kaney Ëest gjithashtu është një fans i Slick dhe i ka sugjeruar asaj që të hapi profilin e isntagramit.
Velvet D’Amour:
Peshon 135 kilogramë dhe ky është rekordi më i madh për një modele. Ajo ka punuar me Jean Paul Gaultier, John Galliano dhe Vogue.
April Star:
Ishte 6 vjeç kur u diagnostikua me sëmundjen e lëkurës vitiligo dhe kjo gjë i shkatërroi vetëbesimin. Prindërit e kanë mbështetur gjithmonë dhe disa vite më parë ajo u ftua të merrte pjesë në shoë-n amerikan të qaujtur “The real” ku April takoi modelen e njohur e cila vuan nga e njëjta sindromë, Ëinnie Harloë. Sot, April merr pjesë në sete të ndryshme fotografish për revista të ndryshme.
Issa Lish:
Origjina e saj është shumë interesante; Issa është gjysmë japoneze dhe gjysmë meksikane. Ajo ka një llogari shumë frymëzuese në Instagram që të bën të ndjehesh sikur e ke mike këtë modele të pazakontë.
Alice Wilson:
Fytyra e saj është e mbuluar me quka, ose nishane, gjë që e bën portretin e saj tejet të veçantë.
Serafima Solovyova:
Është e bindur se feminiliteti i saj nuk qëndron aspak tek flokët.
Sophia Hadjipanteli:
Është cilësuar si modelja me vetullat më të çuditshme në botë dhe shpesh Sophia ka rënë pre e komenteve jo pozitive në rrjete sociale. Kanë qenë pikërisht vetullat e trasha dhe të zeza që e kanë ndihmuar Sophian të marrë oferta të ndryshme nga shtëpi mode.
Përshtati bordo.al
Burimi: Bright Side



















