KreuCelebrity

Lulet e dasmës së Meghanit, mund t`i kishin marrë jetën princeshës Charlotte!!

Majin e 2018-tës, Meghan Markle dhe princi Harry kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre përmes një ceremonie madhështore që u ndoq nga miliona vetë anembanë globit. Cdo gjë dukej perfekte, vetëm se tani ka dalë në dritë një detaj I tmerrshëm: lulet  e përdorura për buqetat që mbanin ne duar vogelushet e kortezhit martesor, duke përfshirë dhe princeshën e vogël Charlotte, edhe pse tejet të bukura, ishin mjaft të rrezikshme: sipas shtypit britanik, buqetat dhe kurorat kishin mes të tjerash edhe  zambakun lisianthus cuscus, një bimë shumë helmuese që po të gëlltitet mund të rrezikojë jetën.

Lulja është shumë e bukur me një aromë të këndshme, por mund të bëhet fatale, sidomos për fëmijët e vegjël.

Zambaku ishte zgjedhur për shkak të rëndësisë së vecantë që ka pasur ai për princeshën Dianën.  Pallati mbretëror nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë cështje.