KreuArt

 Ismail Kadare fiton ‘Nobelin’ Amerikan!

Një lajm i mirë vjen në karrierën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, i cili duket se i ka shtuar një tjetër çmim fontit të artë të krijimtarisë së tij.

Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt, që njihet edhe si Nobeli Amerikan. Ky është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu.

Finalistët për këtë çmim ishin Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara), Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).

Çmimi Ndërkombëtar i Letërsisë Neustadt është një ndër vlerësimet më prestigjoze në botë shpesh e krahasuar me ccmimin Nobel. Ky çmim sponsorizohet nga Universiteti i Oklahoma.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF