Agron Llakaj u bë gjysh për herë të dytë kur në jetë erdhi nipi i tij Teos. Vogëlushi u lind më 17 gusht të 2018-ës dhe sot kur është vetëm 14 muaj ka bërë vizitën e tij te puna e gjyshi Gonit, në skenën e show-t të humorit “Al Pazar”.
Krejt papritur, teksa zhvillonte provat për emisionin e radhës, aktori është emosionuar kur ka parë t’i vijë aty djali i djalit, i cili sapo ka mësuar edhe të hedh hapat e para.
“Ooo cfarë surprize gjyshit…Teos për herë të parë në Al Pazar”, shkruan aktori në një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram kur siç shihet mezi i përmban emocionet.
Ooo cfar surprize gjyshit….Teos per here te pare ne Al Pazar!!!❤❤❤?????????