KreuStil Jetese

Kripërat minerale në ujin e pijshëm lehtësojnë proceset e tretjes dhe funksionin e të gjithave organeve. Si t’i dallojmë ujërat që konsumojmë?

 

Nutricionistja Albana Daka, në një intervistë dhënë për revistën BORDO shpjegon dallimin midis llojeve të ujërave, vlerave që ata kanë dhe çfarë ndikimi kanë në organizimin e njeriut si dhe në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme

Uji është një element jetësor, pa të cilin njeriu nuk jeton dot. Aktualisht në vendin tonë, por besoj edhe në botë pjesa më e madhe e njerëzve konsumojnë ujë të ambalazhuar. Dilema e përhershme mbetet se si duhet ta zgjedhim ujin që konsumojmë.

Ka një arsye dramatike në fakt përse uji është konsideruar “Ari blu” i shekullit të 21. Organizmi ynë ka 75% ujë gjatë moshës fëmijnore, 60% në adultet dhe rreth 50% në moshën e tretë. Që nga këto % vihet re rëndësia ekziztenciale e një organizmi të shëndetshëm, vetëm kur burimet ujore janë të bollshme por dhe të sigurta.

Një ujë i sigurt quhet ai, i cili është mikrobiologjikisht i pastër dhe përmban sasinë e duhur të elementeve dhe kripërave minerale të tretura në të, ka Ph lehtësisht acid, (6-6.8), ka oksidim 25-26, dhe mbetje të thatë më të vogël se 300mg/L.

Në përditshmërinë tonë, dëgjojmë të flitet dendur për ujin e lehtë dhe ujin e fortë. Ku dallojnë këto dy lloj ujërash nga njëri-tjetri?

I rëndë apo i lehtë? Ne i japim peshën e duhur ujit.

Ujërat e ashtëquajtur “të lehta” janë më pak të pasura me minerale se të tjerët, të cilat përkufizohen si “të rënda”. “Uji i lehtë” dhe “uji i rëndë”, të dy kanë të njëjtat pesha specifike.

Në përgjithësi, Uji Mineral është, për trupin e njeriut, një nga burimet kryesore të furnizimit të disa kripërave minerale që trupi humbet gjatë aktivitetit të përditshëm (jo vetëm ai sportiv).

Ekzistojnë matje të sakta që lejojnë të identifikohen dhe konkretisht të maten cilësitë e ujit. Për shembull është mbetja e thatë, që tregon pjesën “e ngurtë” të ujit, përkatësisht sasinë e kripërave minerale të pranishme, pas avullimit të plotë të ujit në një temperaturë prej 180°C. Sa më e lartë kjo vlerë aq më shumë minerale treten në një litër.

Ekziston një paragjykim i përgjithshëm, se uji i fortë, është një ujë i rëndë për organizmin dhe i vështirë për t’u asimiluar. Si është e vërteta, bazuar mbi studimet shkencore?

Është padyshim një perceptim i gabuar, sepse uji i fortë konsiderohet si i tillë, për shkak të përmbajtjes së pasur me kripëra minerale dhe elementë të tjerë të dobishëm për trupin dhe shëndetin e njëriut. Por kjo nuk do të thotë aspak se ai është një ujë i rëndë dhe i vështirë për t’u asimiluar nga organizmi. Përkundrazi mineralet dhe elementet që ai përmban janë të domosdoshme për organizmin dhe për një jetesë sa më të mirë.

Në periudhën e fëmijërisë deri në fillimet e pubertetit nevojat e trupit për kripëra minerale janë shumë të rëndësishme të plotësohen pasi kocka gjatë kesaj periudhe fiton fortësinë e saj dhe mosmarrja në masën e duhur e këtyre kripërave minerale (konkretisht kalciumit) çon në dobësimin e kockës poroze (panatela), e cila për fat të keq krijon plasaritje dhe mund të rezultojë në dëmtime serioze më pas.

Përmendët një element i quajtur “mbetja e thatë”. A mund të na shpjegoni pak më qartësisht se çfarë është kjo mbetje dhe a është ajo diçka e dëmshme, apo e dobishme për shëndetin?

“Mbetja e thatë” është sasia e kripërave minerale të tretura që uji mineral natyral ka, në varësi të karakteristikave të tokës. Këto elemente minerale mund të dallohen pasi kemi zier 1 litër ujë në 180°. Me avullimin e ujit do të vihen re mineralet që ndodhen në ujë dhe që përbëjnë atë që quhet “mbetja e thatë”. Bazuar në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit vlerat optimale të “mbetjes së thatë” në ujin e pijshëm janë 150 – 300 mg/l.

 Si mund t’i dallojnë qytetarët këta lloj ujërash që ju përmendet dhe që kanë vlera për shëndetin e tyre? A janë etiketat që kanë ujërat të vendosur në ambalazh një orientim i saktë dhe sa rëndësi ka që konsumatorët t’i lexojnë këto etiketa?

 Mënyra më e mirë për të kuptuar cilin ujë duhet të zgjedhim, është pa diskutim duke lexuar etiketat në rast se përdoret ujë i ambalazhuar dhe nëse përdoret ujë i rubinetit i filtruar duhet që qytetarët të informohen për cilësinë e filtrave të përdorur dhe të sigurohen që në fakt nuk po konsumojnë një ujë “thjesht të pastër” por edhe me kripëra minerale.

Fluori– Shumica e ujërave në shishe nuk janë të fluoriduar. Kjo duhet marrë në konsideratë nëse uji në shishe do të përdoret nga foshnjat.

Kalciumi- Nga njëra anë njerëzit pretendojne të marrin ujë të varfër në Kalcium për shkak të riskut të formimit të gurëve në veshka, e nga ana tjetër marrin kalcium si suplement për të rritur fortësinë e kockave.

Natriumi– Duhet të jeni të kujdesshëm me sasinë e natriumit nëse keni hipertension.

Nëse jeni në një dietë me pak natrium, kërkoni ujë të etiketuar si “low sodium” ose “no sodium”.

Bikarbonatet- Uji i pasur me bikarbonate është tretës dhe ndihmon në neutralizimin e pH të mukozës së stomakut. Nuk rekomandohet për njerëzit e prirur për të gjeneruar gazra për shkak të CO2.

 A është e vërtetë që një ujë i pasur në minerale, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme?

 Për shkak të përbërjes së tij unike të mineraleve dhe komponenteve organike, uji mineral natyral mund të ofrojë disa përfitime shëndetësore.

Mund te promovoje shendetin e kockave

Marrja adekuate e kalçiumit është e rëndësishme për shëndetin e kockave në të gjitha fazat e jetës, pasi ndihmon zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave. Uji mineral është treguar se është një burim i mirë i kalçiumit. Në fakt, studimet kanë treguar që trupi juaj mund të thithë kalciumin nga uji mineral po aq mirë, mbase edhe më mirë se ç’përthith kalçiumin nga produktet e qumështit.

Mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut

Hulumtimet sugjerojnë që nivelet e papërshtatshme të kalçiumit dhe magnezit mund të kontribuojnë në presionin e lartë të gjakut, i cili është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. Duke pasur parasysh që uji mineral mund të jetë një burim i mirë i të dy këtyre lendëve ushqyese, pirja e tij mund të ndihmojë në uljen e nivelit të presionit të gjakut, veçanërisht në njerëzit që kanë nivele të ngritura.

Mund të perfitojë shëndetin e zemrës

Uji mineral i gazuar gjithashtu mund të mbrojë nga sëmundjet e zemrës. Dy studime te gratë pas menopauzes zbuluan se pirja e 0,5-1 litër ujë mineral i gazuar në ditë uli ndjeshëm nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit LDL (të keq), ndërsa rrit nivelin e kolesterolit HDL (të mirë) .

Mund të ndihmojë në problemet e kapsllëkut

Uji mineral i pasur me magnez mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin dhe trajtimin e kapsllëkut. Kërkimet kanë treguar që magnezi tërheq ujin në zorrët dhe relakson muskujt e zorrëve. E kombinuar, kjo i bën feçet më të buta dhe me të lehta për t’u kaluar .

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF