KreuBordo Men

Djema, “Lamtumirë, rrathë të syve!”

Në fund të ditës, por shpesh edhe në mëngjes, sapo zgjoheni, shenjat e lodhjes dhe stresit bëhen më të dukshme se kurrë në fytyrën tonë: sytë janë të errët ose të fryrë. Por ka një zgjidhje! Shumë kremra, serume, xhel dhe maska për zonën e syve garojnë një pamje të shëndetshme dhe të bukur duke zhdukur dhe parandaluar shenjat e lodhjes. Sekreti? Zgjidhni produkte me bazë kolagjenin, acid hialuronik, ekstrakte kafeine dhe vitamina E, pasi hidratojnë zonën e syve, shmangin shenjat e plakjes dhe zbehin rrudhat.

KORFF rigjallërues
Ka efekt kadifeje, hidraton zonën delikate rreth syve, zvogëlon zonat e errëta dhe kapilarët e gjakut.

KIEHL’S me avokado
Ky krem me bazë vajin e avokados zbut dhe pasuron lëkurën me acide yndyrore dhe hidraton lëkurën.

JO MALONE me Vitaminë E
Prania e vitaminës E ul rrathët e errët, ekstraktet e çajit të bardhë dhe kafeinës kanë efekt qetësues.

DR. BRANDT kundër plakjes
Formula me kolagjen i jep shkëlqim dhe forcon lëkurën delikate rreth syve duke fshirë shenjat e lodhjes.

TEN konturues
Krem për konturin e syve, efektiv kundër qeseve falë formulës me kafeinë dhe mikrosfera metalike.

PRAY me ar
Lufton rrudhat e syve falë formulës me ar të pastër 24 karatësh duke dhuruar efekt të menjëhershëm.

BAKEL qetësues
Efekti ftohës ul volumin e qeseve deri në thellësi dhe korrigjon elasticitetin e lëkurës së lodhur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF