Seriali i famshëm spanjoll në Netflix ‘La casa de Papel’ është kthyer në fiksimin e momentit për miliona shikues anekënd botës.
Seriali që sapo ka nisur sezonin e katërt ka në qendër një grup grabitësish që kanë si pseudonime emra kryeqytetesh.
Alba Flores është një protagonistet e serialit, që ka shprehur dëshirën që të quhet Tirana.
Secili prej aktorëve është pyetur se me emrin e cilit kryeqytet do të donit të identifikoheshit në film dhe Alba ka zgjedhur emrin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana.
Zgjedhja e saj u përkrah edhe nga aktorët e tjerë të cilët pranuan se Tirana është një emër mjaft interesant.



















